Një person ka raportuar në polici se disa persona i kanë vjedhur një çantë krahu nga vetura e tij. Sipas viktimës, në çantë kishte pasaportën dhe dy kartela bankare.
Vjedhja ka ndodhur dje rreth orës 11:40 në Çagllavicë, shkruan Gazeta Sinjali.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se të dyshuar të panjohur nga vetura e tij i kanë vjedhur një çantë krahu në të cilën kishte pasaportën dhe dy kartela bankare”, thuhet në raportin e Policisë.
Më tutje, bëhet e ditur që rasti është duke u hetuar./GazetaSinjali/