Një person ka raportuar se një i dyshuar e ka sulmuar atë fizikisht deri sa ishte në vendin e punës.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të premten rreth orës 12:05, “Ismail Kryeziu”, në Prizren.
Tutje, në raport bëhet e ditur se viktima ka pranuar tretman mjekësor pasi kishte lëndime të lehta.
“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se një i dyshuar e ka sulmuar atë fizikisht deri sa ishte në vendin e punës. Viktima ka pranuar tretman mjekësor pasi kishte lëndime të lehta. Nuk raportohet për të arrestuar, rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.