image Një person qëllohet për vdekje në manifestimet pro e kundër Trumpit në SHBA

Botë

Një person qëllohet për vdekje në manifestimet pro e kundër Trumpit në SHBA

news image

Një person u qëllua për vdekje në Oregon të SHBA-së, ndërsa një grup i madh i mbështetësve të presidentit amerikan Donald Trump u përleshën me protestuesit e lëvizjes “jetët e personave me ngjyrë vlejnë” në Portland.

Imazhet nga vendi i ngjarjes shfaqin mjekët teksa përpiqeshin të shpëtonin personin e qëlluar. Policia nuk e ka bërë të ditur identitetin e viktimës e as s’e ka sqaruar nëse vdekja e tij lidhej direkt me përleshjet që shpërthyen në zonë.

Mediat raportojnë se burri mbante slogane të së djathtës ekstreme. Rrugët e Portland janë bërë skenë e protestave të vazhdueshme gjatë javëve të fundit.

Qyteti u shndërrua në epiqendër të demonstratave kundër brutalitetit policor dhe racizmit që prej vrasjes së afro-amerikanit George Floyd nga Policia në Minneapolis më 25 maj.

Ndërkaq, në qytet për të tretën të shtunë radhazi mbahen edhe manifestime në mbështetje të presidentit Trump. /Gazeta Sinjali