Mbrëmë rreth orës 21:20, në rrugën “Vëllezërit Frashëri” në Gjakovë, është arrestuar një person, për shkak se për të njëjtin ka pasur një urdhër arrest nga Gjykata, raporton Gazeta Sinjali.
Gazeta Sinjali mëson se përderisa zyrtari policor ishte duke e arrestuar të dyshuarin, ky i fundit e kapi për fyti zyrtarin policor me qëllim të rezistimit të arrestimit.
Bazuar në burimet e Gazetës Sinjali, zyrtari policor për ta zbrapsur sulmin e ka përdorur sprejin ndaj të dyshuarit.
Sipas burimeve të Gazetës Sinjali gjatë kontrollit tek i dyshuari është gjetur dhe konfiskuar një boks hekuri.
Rastin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, i cili ka bërë të ditur se i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit nga prokurori, është dërguar në mbajtje.