image Një person në Viti gënjen policinë se dikush ia ka vjedhur 32 mijë euro

Siguri

Një person në Viti gënjen policinë se dikush ia ka vjedhur 32 mijë euro

news image

Policia e Kosovës e ka arrestuar një person i cili dyshohet se ka bërë një lajmërim të rremë në polici dje rreth orës 14:55, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas zëdhënësit të policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashanit, tha për Gazetën Sinjali se i dyshuari ka raportuar rrejshëm në polici se dy persona të panjohur ia kanë vjedhur 32 mijë euro.

Hashani njoftoi se policia shpejt e ka kuptuar se ky ka qenë një lajmërim i rremë, pasi që i dyshuari 30 mijë euro ia ka dhënë një personi tjetër, të cilit besohet se ia kishte marrë borxh dy vjet më parë.

“Më 30 dhjetor 2020 rreth orës 14:55 përmes telefonit i dyshuari, banor i Komunës së Vitisë ka raportuar policinë se pasi ka dalë nga banka ku ka tërhequr para në vlerë prej tridhjetë e dy mijë (32 000) euro i janë afruar dy persona të panjohur dhe i kanë grabitur paratë dhe të njëjtit  sipas tij janë larguar në drejtim të fshatit Smirë me një veturë “mercedes ngjyre e zeze”. Policia e Kosovës, Njësia e Hetimeve nga stacioni policor i Vitisë pas një pune operative, mirë të organizuar, mbledhjes se fakteve dhe dëshmive në teren kanë arritur që shpejte të gjejë fakte të qëndrueshme se i dyshuari i lartcekur ka lajmëruar rrejshëm”, tha Hashani.

I dyshuari për këtë rast është intervistuar dhe rasti ka shkuar në procedurë të rregullt./Gazeta Sinjali/