Është arrestuar një person në Prishtinë pasi që i njëjti kishte sulmuar dy vëllezërit e tij si dhe iu kishte demoluar edhe shtëpinë.
Sipas viktimave, i dyshuari vazhdimisht ushtron dhunë ndaj tyre pasi që i njëjti ka probleme mendore.
Siç ka bërë të ditur policia, i dyshuari ka marrë tretman mjekësor dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar, i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti i kishte sulmuar dy viktimat (vëllezërit) e tij si dhe kishte demoluar edhe shtëpinë. Sipas viktimave, i dyshuari vazhdimisht ushtron dhunë ndaj tyre pasi që i njëjti ka probleme mendore. I dyshuari ka marrë tretman mjekësor dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar, i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë”, thuhet në raportin e policisë./Gazeta Sinjali/