Në Istog, gjatë ditës së djeshme, rreth orës 16:45, një person ka raportuar në Polici se gjatë gërmimit ka hasur në disa eshtra mortore, tri gëzhoja dhe një palë rroba.
Sipas tij, mbetjet mortore i përkasin vëllait të tij, i cili ishte i zhdukur gjatës luftës së fundit në Kosovë.
Njësitë përkatëse kanë dalë në vendin e ngjarjes, si dhe për rastin është njoftuar edhe prokurori, thuhet në raportin e policisë.