Përdorimi i substancave narkotike në të gjithë botën ka filluar të bëhet aq e shpeshtë, saqë në disa shtete edhe është legalizuar përdorimi i tyre. Mirëpo përkundër që përdorimi i tyre mund të jetë i ligjshëm në disa shtete, si i tillë nuk parashihet me legjislacionin e Kosovës, megjithatë kjo nuk po e ndalon përdorimin e tyre ilegalisht, shkruan Gazeta Sinjali.
Gazeta Sinjali mëson se narkotikët janë bërë shkak që një femër në Gjakovë, mbrëmë rreth orës 19:00, të kërkojë ndihmë mjekësore.
Burime të Gazetës Sinjali të afërta me viktimën bëjnë të ditur se një mashkull e kishte detyruar me forcë që të përdorte substanca narkotike, por siç thonë ata, ajo në momentin e parë që i ishte dhënë mundësia ishte drejtuar tek institucionet shëndetësore për të kërkuar ndihmë dhe e kishte denoncuar rastin në Polici.
Gazeta Sinjali mëson nga burimet e saj brenda policisë se lidhur me këtë rast janë arrestuar dy persona të dyshuar, ndërsa një tjetër ende gjendet në arrati./Gazeta Sinjali/