image Një person lëndohet në kokë gjatë protestës para teatrit në Shqipëri

Rajon

Rajon/ Një person lëndohet në kokë gjatë protestës para teatrit në Shqipëri

news image

Një person është gjakosur mes protestuesve në mbrojtje të Teatrit Kombëtar në Shqipëri.

Një burrë në moshë ka marrë një plagë me sa duket gjatë përleshjes me policinë dhe ka pësuar një çarje në kokë.

Burri që ka shkuar me biçikletë, shihet teksa i jepet ndihmë nga qytetarët e tjerë që i hedhin ujë por nuk pranon të shkojë në ambulancë për të marrë mjekim, raporton balkanweb.

Pasi lan duart dhe fytyrën largohet me biçikletë.