image Një person kapet me armë e drogë në Pejë, një tjetër ndalohet në komunën e Istogut

Kosovë

Narkotikë/ Një person kapet me armë e drogë në Pejë, një tjetër ndalohet në komunën e Istogut

news image

Një person është arrestuar në Pejë pasi gjatë kontrollit policor i janë gjetur  dhe konfiskuar tri qese me substancë narkotike e cila dyshohet të jetë e llojit Kokainë.

Arrestimi i tij është bërë nga policia mbrëmë rreth orës 20:30 në rrugën “Nëna Terezë” në qytetin e Pejës.

Në konsultim me prokurorin, forcat e rendit kanë bastisur shtëpinë e të dyshuarit me ç’rast  janë gjetur dhe konfiskuar: Një armë automatike AK-47, dy karikator me 51 fishek të njëjtës armë, 35 fishek të kalibrit 9×19 mm,  një  peshore digjitale, disa qese të zbrazëta të ngjashme me ato që iu janë gjetur me substanca narkotike, rreth 2 mijë euro dhe një  telefon celular.

I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit  dërgohet ne mbajtje.

Po të shtunën në këtë rajon, konkretisht në fshatin Tomoc, të Istogut policia ka arrestuar një person pasi në veturën e tij është gjetur një sasi e dyshuar e narkotikeve,  e cila është  konfiskuar.

Gjatë  kontrollimit brenda në  veturë,  është  gjetur një  sasi e dyshuar e narkotikeve,  e cila është  konfiskuar. I dyshuari  është  arrestuar  dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është  liruar në procedurë të rregullt. /Gazeta Sinjali/