Një person është arrestuar në Pejë pasi gjatë kontrollit policor i janë gjetur dhe konfiskuar tri qese me substancë narkotike e cila dyshohet të jetë e llojit Kokainë.
Arrestimi i tij është bërë nga policia mbrëmë rreth orës 20:30 në rrugën “Nëna Terezë” në qytetin e Pejës.
Në konsultim me prokurorin, forcat e rendit kanë bastisur shtëpinë e të dyshuarit me ç’rast janë gjetur dhe konfiskuar: Një armë automatike AK-47, dy karikator me 51 fishek të njëjtës armë, 35 fishek të kalibrit 9×19 mm, një peshore digjitale, disa qese të zbrazëta të ngjashme me ato që iu janë gjetur me substanca narkotike, rreth 2 mijë euro dhe një telefon celular.
I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet ne mbajtje.
Po të shtunën në këtë rajon, konkretisht në fshatin Tomoc, të Istogut policia ka arrestuar një person pasi në veturën e tij është gjetur një sasi e dyshuar e narkotikeve, e cila është konfiskuar.
Gjatë kontrollimit brenda në veturë, është gjetur një sasi e dyshuar e narkotikeve, e cila është konfiskuar. I dyshuari është arrestuar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt. /Gazeta Sinjali/