image Një person i shkon në zyrë me armë zjarri në brez drejtorit të shkollës në Viti

Siguri

Një person i shkon në zyrë me armë zjarri në brez drejtorit të shkollës në Viti

news image

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për “armëmbajtje pa leje”, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas raportit 24 orësh të policisë, i dyshuari ka shkuar me armë zjarri në brez në zyrën e drejtorit të një shkolle që gjendet në rrugën “Flaka e Janarit” në Viti.

Për këtë rast ka reaguar menjëherë njësiti policor dhe ia ka konfiskuar të dyshuarit pistoletën me 10 copë fishekë.

Me vendim të prokurorit, ai është liruar në procedurë të rregullt./Gazeta Sinjali/