Një person ka mbetur i lënduar nga aksidenti në mes të një treni dhe një veture në Pejë.
Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Sinjali, zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Xhevat Ibra.
“Aksidenti ka ndodhur në fshatin Qyshk. Treni e ka goditë një automjet. Një person është i lënduar dhe është jashtë rrezikut për jetë, lëndimet nuk i ka të rënda”,ka thënë Ibra./Gazeta Sinjali/