Një person është lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot rreth orës 15:00 në rrugën Prishtinë – Fushë Kosovë, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, aksidenti ka ndodhur mes dy automjeteve në lëvizje dhe përveç personit të lënduar janë shkaktuar edhe dëme materiale.
“Rreth orës 15:00, në rrugën Prishtinë -Fushë Kosovë ka ndodhur një aksident i komunikacionit rrugor në mes të dy automjeteve në levizje. Si pasoj e aksidentit është lënduar një person dhe janë shkaktuar dëme materiale. Hetimet për rastin janë duke u kryer nga njësiti i komunikacionit rrugor”, thuhet në njoftimin e Policisë./Gazeta Sinjali/