Qendra e Testimit për patentë shoferë në Pejë sot ka qenë e mbushur nga kandidatët për t’u pajisur me këtë patentë, të cilët nuk e kanë mbajtur as distancën sociale mes vete.
Kështu ka thënë një sinjalizues i cili ka dërguar video në adresë të Sinjalit. Ai gjithashtu tha se e gjithë kjo tollovi është për shkak të mungesës së stafit.
Sipas tij, i njëjti person kryente tri punë: i pranonte aplikimet për patentë shofer, i thërriste kandidatët që të hyjnë në provim dhe i pranonte pagesat për testin me shkrim.
“Për shkak të stafit shumë të lodht dhe shumë të reduktuar, ku një njeri i pranojke aplikimet e qytetarëve për patentë shofer, dilke jashtë i thirrke kandidatët për provim dhe i pranojke pagesat për testin me shkrim“, ka thënë ai.
“Normal që tani bohet kjo guzhëm edhe distanca kërkun hiç për shkak të pritjeve se ka mungesë të stafit“, tha ai për Sinjalin.