Një person me inicialet A.M., i moshës 60-vjeçare është gjetur i vdekur pasditen e sotme në një veturë në lagjen “Ortakoll” të Prizrenit, shkruan Gazeta Sinjali.
Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi, i cili ka bërë të ditur se trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML.
“Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për procedura të mëtutjeshme ligjore”.
Gashi gjithashtu tha se rasti po hetohet nga sektori i hetimeve rajonale në Prizren.