Një person është gjetur pa shenja jetë në një motel në Graçanicë.
Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur Prokuroria e Shtetit ndërsa ka theksuar se arsyet nuk dihen ende.
Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, thuhet në raportin e Prokurorisë së Shtetit.