image Një person dërgohet në spital pas përleshjes me armë në Pejë, një i dyshuar ende në arrati

Siguri

Një person dërgohet në spital pas përleshjes me armë në Pejë, një i dyshuar ende në arrati

news image

Gazeta Sinjali ka raportuar sot se ka ndodhur një gjuajtje me armë në rrugën Deçan – Pejë, gjatë një përleshje fizike mes dy personave.

Në lidhje me këtë Policia në Pejë ka lëshuar komunikatë ku thuhet se një persona ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe është dërguar në Spitalin e Pejës për tretman mjekësor.

Për këtë rast kanë qenë tre të dyshuar, mirëpo vetëm dy prej tyre ka arritur Policia t’i kapë.

Policia ka njoftuar se ka kryer bastisje në banesat e dy personave të dyshuar ku janë gjetur:

 një (1) armё pistoletë e tipit Stoeger cal:9×19 mm,
 dy (2) karikator të njëjtës armë,
 tetëmbëdhjetë (18) fishekё të kalibrit 9×19 mm,
 një (1) armё pistoletë (shkrepsë)

Të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në ndalim prej 48-orësh, ndërsa i treti ende është në arrati.

/GazetaSinjali/