image 19-vjeçari që vdiq nga COVID-19 është nga Kaçaniku

Shëndetësi

19-vjeçari që vdiq nga COVID-19 është nga Kaçaniku

news image

Në mesin e të vdekurve nga koronavirusi në 24 orët e fundit në Kosovë, sipas raportit të MSH-së, bëhet e ditur se është edhe një i ri.

Sipas MSH-së në mesin e viktimave është edhe një djalë i lindur në vitin 2002.

Kurse dy viktima tjera janë nga grupmosha 50-59, tre janë nga grupmosha 60-69 vjeç, tre të tjerë nga grupmosha 70-79 vjeç dhe dhe janë nga grupmosha 80 +.

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se nga 18,776 testime, 1,682 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me virusin COVID-19 dhe njëmbëdhjetë persona kanë vdekur.

Që nga fillimi i pandemisë në Kosovë kanë humbur jetën 2,326 qytetarë që ishin të infektuar me coronavirus./GazetaSinjali/