image Një muaj paraburgim për prizrenasin, dyshohet se bleu dhe shiti lëndë narkotike

Kosovë

Vendim/ Një muaj paraburgim për prizrenasin, dyshohet se bleu dhe shiti lëndë narkotike

news image

Një personi nga Prizreni me iniciale A.K i është caktuar masa e paraburgimit prej një muaj, për shkak dyshimit se ka kryer veprën penale blerje dhe shitje e lëndëve narkotike.

“Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Krimeve të Rënda, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 (tridhjetë) ditë, ndaj të pandehurit me iniciale A.K. nga Prizreni, për shkak dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale, blerja, posedimi, shpërndarja ose shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, thuhet në komunikatë.

Masa e paraburgimit do të llogaritet prej datës, 01.03.2020 dhe do të zgjasë deri më datën 30.03.2020.

“Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri e ka kryer veprën penale blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e pa autorizuar e narkotikëve, supstancave psikotrope dhe analoge nga neni 267 par 2 të KPRK-së, dhe rrjedhë nga faktet dhe rrethanat që janë paraqitur në shkresat e lëndës dhe atë nga fakti se i pandehuri është kapur duke e kryer veprën nga organet e ndjekjes penale gjatë një kontrolli rutinor. Në këtë stad të procedurës penale do të zhvillohen hetime të mëtejme për sigurimin edhe të provave tjera materiale, po ashtu janë të përfshirë edhe dy të bashkëpandehur, prandaj lehtas mund të merren vesh që të harmonizojnë mbrojtjen mes tyre po që se në këtë fazë lihet i lirë i pandehuri A.K. , ashtu që do ta pengonte zhvillimin normal të kësaj procedure penale” përfundon komunikata./GazetaSinjali/