image Një muaj paraburgim për oficerin korrektues në Prizren që dyshohet për ryshfet

Drejtësi

Një muaj paraburgim për oficerin korrektues në Prizren që dyshohet për ryshfet

news image

Gjykata e Prizrenit ia ka caktuar 30 ditë paraburgim oficerit korrektues në Prizren, Bajram Rexhaj i cili po dyshohet për marrje ryshfeti, mëson Gazeta Sinjali.

Rexhaj u kap në flagrancë më 16 mars, pasi i njëjti dyshohet se ka mundësuar futjen e disa gjërave të ndaluara për një person të paraburgosur.

Po ashtu, pas arrestimit, Shërbimi Korrektues i Kosovës ka marrë vendim për suspendimin e tij.

SHKK ka thënë se këtë vendim e ka marrë pas marrjes së konfirmimit nga Policia Kosovës, respektivisht nga Drejtoria për Krime Ekonomike dhe Korrupsion për arrestimin e zyrtarit korrektues.

ShKK në koordinim të plotë me Policinë do të vazhdojnë të ndërmarrin veprime te fuqishme në luftën kundër korrupsionit dhe krimit te organizuar. Shërbimi Korrektues i Kosovës mbetet i përkushtuar në luftimin e dukurive negative dhe i pakompromis ndaj të gjithë atyre të cilët keqpërdorin detyrën zyrtare”, thuhet në komunikatën e SHKK-së.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata

/GazetaSinjali/