image Një muaj paraburgim për dy zyrtarë të Komunës së Prizrenit

Kosovë

Drejtësi/ Një muaj paraburgim për dy zyrtarë të Komunës së Prizrenit

news image

Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Krimeve të Rënda, dy të pandehurve SH.K. dhe A.K. u ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji.

Sipas aktakuzës, personat në fjalë dyshohen se kanë kryer veprën penale  “keqpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtar”.

“Sepse dyshohet se të pandehurit në cilësinë e personave zyrtarë në Komunën e Prizrenit, respektivisht i pandehuri me iniciale SH.K. si përfaqësues ligjor, ndërsa i pandehuri tjetër me iniciale A.K. udhëheqës i sektorit të zyrës ligjore, kanë kryer veprat penale në dëm të Komunës së Prizrenit, ku me këtë rast kanë anashkaluar procedurat e cila do të duhej të iniciohej nga Kryetari i Komunës, me propozim të këtij të fundit Kuvendit të Komunës, për të vlerësuar këmbimin e pronës së paluajtshme të Komunës me  personat fizikë dhe juridikë, e aq më tepër kur zyrtarët e lartpërmendur, në këtë çështje jokontestimore kanë hequr dorë nga e drejta e ankesës ndaj vendimit”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

Gjykata vlerëson se të pandehurit me këtë vepër i kanë shkaktuar dëm material Komunës së Prizrenit.

Masa e paraburgimit do të llogaritet prej datës së arrestimit, 16.01.2020, dhe do të zgjasë deri më datën 15.02.2020. /Gazeta Sinjali/