3.49 euro ishte vlera me të cilën u shit sot një litër vaj në marketet e Kosovës, mirëpo qeveritarët premtuan që për një gjë të tillë do të ndërmarrin veprime.
Mirëpo, çmimi i vajit në Gjermani është më i ulët ndonëse ekonomia atje është shumë herë më e zhvilluar.
Në shtetin e fuqishëm evropian, një litër vaj kushton 1.39 euro.
Në lidhje me ngritjen alarmante të çmimeve Prokuroria e Shtetit ka njoftuar se do të nisin hetimet.