image Aktivizohet edhe Prokurori i Shtetit për ngritjen e çmimeve, do të nis hetimet

Drejtësi

Aktivizohet edhe Prokurori i Shtetit për ngritjen e çmimeve, do të nis hetimet

news image

Ngritja e çmimeve ditëve të fundit në disa artikuj ushqimor ka bërë që të aktivizohet edhe Prokurori i Shtetit për hetimin e tyre.

Prokurori i Shtetit ka bërë të ditur se bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe me Inspektoratin e Tregut, do t’i ndërmarrë veprimet ligjore penale ndaj të gjithë personave përgjegjës të organizatave të biznesit që ushtrojnë veprimtari ekonomike duke e keqpërdorur pozitën monopoliste apo dominuese në treg.

Në njoftimin e tyre thuhet se veprimet do të ndërmerren ndaj atyre të cilët në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë ndikojnë në vënien e çmimeve të padrejta të shitjes së artikujve ushqimor apo që në ndonjë mënyrë tjetër të padrejtë rregullojnë çmimet e blerjes apo të shitjes së mallrave.

“Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, njofton opinionin publik se Prokurori i Shtetit në bashkëpunim me Policinë e Kosovës si dhe organet tjera kompetente, përkatësisht Inspektoratin e Tregut do t’i ndërmarrë veprimet ligjore penale ndaj të gjithë personave përgjegjës të organizatave të biznesit që ushtrojnë veprimtari ekonomike duke e keqpërdorur pozitën monopoliste apo dominuese në treg, të cilët në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë ndikojnë në vënien e çmimeve të padrejta të shitjes së artikujve ushqimor apo që në ndonjë mënyrë tjetër të padrejtë rregullojnë çmimet e blerjes apo të shitjes së mallrave, siç parashihet me nenin 295 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, ku është paraparë dënimi me burg dhe me gjobë”, thuhet në njoftimin e Prokurorit të Shtetit.

/GazetaSinjali/