Një kompani private nga Peja (emër i njohur për redaksinë), ditën e sotme ka gjuajtur mbeturina në fshatin Leshan të kësaj komune, duke ndotur në masë të madhe ambientin, raporton një banor i fshatit.
Sipas këtij sinjalizuesi, mbeturinat janë hedhur në vendin ku ishte i pastruar tërësisht nga to.
Ai thekson se ditën e sotme janë derdhur tre kamiona me mbeturina, për këtë veprim banorët nuk kanë biseduar me kompaninë.
Ndërkohë, rastin e kanë raportuar në redaksinë e Gazetës Sinjali.
Shihni fotografitë më poshtë: