image Një kamion i një kompanie në Kosovë kapet në kufi duke kontrabanduar afganë - Sinjali

Një kamion i një kompanie në Kosovë kapet në kufi duke kontrabanduar afganë

news image

Në pikën kufitare në Han të Elezit, është kapur një kamion duke kontrabanduar emigrantë, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali ka mësuar ekskluzivisht nga burimet se një burrë nga komuniteti serb në Kosovë, është paraqitur në terminalin Doganor në SPK, Hani i Elezit, me kamionin me targa vendore të kompanisë “E Logistics L.L.C” ku kishte të ngarkuar letër për përpunimin e letrave higjienike.

Nën dyshimin e kontrabandimit me njerëz, kamioni është selektuar për kontroll të vijës së dytë dhe nga skanimi me kamera janë vërejtur të fshehur 12 persona  shtetas të Afganistanit duke u transportuar në mënyrë të kundërligjshme, të cilët dyshohet se janë bartur nga Greqia.

I dyshuari në fjalë u dënua me gjobë për arsye se ka ndihmuar shtetas  të huaj të kalojnë kufirin  në mënyrë të kundërligjshme. /Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin

Etiketat kryesore: