image Një ishull për t'i zhvilluar duelet, ky është plani i "çmendur" i UFC

Sporte Luftarake

UFC/ Një ishull për t’i zhvilluar duelet, ky është plani i “çmendur” i UFC

news image

Ky është zbulimi që ka bërë sot gazetari i njohur i këtij sporti, Ariel Helwani, që punon për ESPN.

“UFC-ja do t’i zhvillojë të gjitha eventet e saj në të njëjtin vend për të paktën një muaj. Në këtë vend sekret do të zhvillohet eventi UFC-249 (18 prill) dhe ai UFC-250 (9 maj) si dhe disa evente të programuara më parë, më 25 prill dhe 2 maj”, tha Helwani.

Sipas ESPN, UFC-ja ka nisur nga puna për të përgatitur gjithçka që duhet për të zhvilluar evente në këtë vend, në mënyrë që të gjitha duelet të zhvillohen sipas planifikimit.

Ky vend do të zbulohet brenda 24 orësh nga presidenti i UFC-së, Dana White, në një konferencë për shtyp.