Një person ka mbetur i vdekur ndërkohë që shumë ndërtesa janë shkatërruar si pasojë e një tërmeti prej 5,9 shkallës të Rihterit që ka goditur të shtunën ishullin Java të Indonezisë.
Tërmeti është ndier në qytetet dhe zonat rreth ishullit Java dhe të ishullit Bali në Indonezi, njoftojnë mediat e huaja.
Personi që ka vdekur ishte goditur nga një gur që kishte rënë si pasojë e lëvizjeve të tokës.
Agjencia indoneziane e gjeofizikës ka bërë të ditur se nuk ekziston rreziku i ndonjë cunami pavarësisht se janë ndier lëvizje të njëpasnjëshme të tokës. /Gazeta Sinjali/