image Një i vdekur e tre të lënduar nga një aksident në Tetovë

Rajon

Një i vdekur e tre të lënduar nga një aksident në Tetovë

news image

Një person ka vdekur dhe tre të tjerë kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku në Tetovë.

Sipas raportimeve makina kishte humbur kontrollin dhe ka rënë disa metra poshtë në përrua.

Ndërkaq tre persona të tjerë me urgjencë janë drejtuar në Spitalin Klinik të Tetovës.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë policia, prokurori kujdestar si dhe zjarrfikësit. /Gazeta Sinjali/