image Një i vdekur e nëntë të plagosur në një festë Halloweeni në Teksas

Botë

Një i vdekur e nëntë të plagosur në një festë Halloweeni në Teksas

news image

Nëntë persona u plagosën dhe një burrë vdiq në një festë të Halloween në Teksas më saktësisht në Texarkana. Kjo ndodhi pasi një person i armatosur hapi zjarr në një qendër ngjarjesh.

Oficerët iu përgjigjën disa raportimeve për të shtëna në vendin e festës në bllokun 2300 të Texas Blvd. në orën 11:56 të së shtunës mbrëma”, thanë policia në Texarkana.

“Kur arritën atje, ata hasën në një numër të madh njerëzish që vraponin nga ndërtesa dhe disa brenda të cilët vuanin nga plagët me armë zjarri”.

Gjithashtu policia ka njoftuar se i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes me një veturë të panjohur.

Detektivët po hetojnë dhe intervistojnë viktimat dhe dëshmitarët. Vlerësohet se ka pasur të paktën nja dyqind persona në vend kur ndodhën të shtënat”, tha policia.

/GazetaSinjali/