image Një i vdekur dhe tre të lënduar në një aksident trafiku në Dibër

Shqipëri

Një i vdekur dhe tre të lënduar në një aksident trafiku në Dibër

news image

Një aksident me vdekje ka ndodhur këtë të hënë rreth orës 11.30, në aksin rrugor Peshkopi-Maqellarë.

Makina tip “Volkswagen Pasat” ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka humbur jetën shtetasi E. H., si dhe kanë mbetur  të lënduar dhe shtetasit që udhëtonin në automjet P. H., D. H., dhe A. H., të cilët janë transportuar për ndihmë mjekësore në spital, raporton TCh.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po hetohet për shkaqet e aksidentit./GazetaSinjali/