image Një i vdekur dhe 53 raste pozitive me COVID-19 në Shqipëri

Shqipëri

Një i vdekur dhe 53 raste pozitive me COVID-19 në Shqipëri

news image

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në Shqipëri ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit është shënuar një viktimë si dhe 53 raste pozitive me koronavirus, shkruan Gazeta Sinjali.

Gjatë kësaj periudhe janë shëruar 748 pacientë, duke e çuar kështu në 110 mijë e 920 numrin e të shëruarve që nga fillimi i pandemisë.

Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 124 pacientë, 12 në terapi intensive, nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar./Gazeta Sinjali/