image Një i sëmurë me koronavirus në Klinikën Infektive është në gjendje të rëndë shëndetësore

Kosovë

Deklaratë/ Një i sëmurë me koronavirus në Klinikën Infektive është në gjendje të rëndë shëndetësore

news image

Mjeku në Klinikën Infektive, Sali Ahmeti, ka thënë se njëri nga të sëmurët me virusin Covid-19, është në gjendje më të rëndë shëndetësore.

Ahmeti tha se njëri nga të infektuarit është me respirator dhe në gjendje më të rëndë.

“Dy prej të sëmurëve kemi në gjendje më të rëndë, njëri rast është lajmëruar sot, tjetri ka qenë më përpara. Njëri prej tyre është me respirator, është në gjendje të rëndë”, është shprehur Ahmeti.

Ai gjithashtu ka theksuar se në Klinikën Infektive janë 43 të spitalizuar dhe gjendja e tyre është stabile dhe priten që të lirohen për në shtëpi si të shëruar.

“Ne kemi të spitalizuar 43 të sëmurë, gjendja shëndetësore e tyre është në gjendje stabile. Për disa ditë presim t’i lirojmë në shtëpi, të shëndoshë. Një pjesë e tyre janë në gjendje të rëndë, por stabile”, tha ai në KTV./ Gazeta Sinjali/