image Një i ri nga Gjilani vdes nga uria në burgun e Sirisë

Kosovë

Njoftimi/ Një i ri nga Gjilani vdes nga uria në burgun e Sirisë

news image

Një i ri nga Gjilani i cili ndodhej në burgjet kurde, ka humbur jetën sot në Siri.

Vdekjen e tij e ka konfirmuar drejtori i Institutit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Kosovë, Bedri Elezi.

Elezi tha se gjilanasi ishte arrestuar nga forcat kurde në kufi me Irakun.

“Sipas informacioneve të marra në burgun Hasakah, ku ndodhen shqiptarë”, tha Elezi.

“Ai ka vdekur për shkak të mungesës së ushqimit”, ka shtuar ai.

“Mungesa e ushqimeve ka ardhur për shkak të tkurrjes së aktivitetit të këtyre forcave kurde në rajon, pas zhvillimeve të fundit të njohura. Sipas burimeve që ne kemi, është një gjendje e tmerrshme e të burgosurve në tërësi në ato burgje,” ka thënë Elezi për ABC News. /Gazeta Sinjali/