Një i mitur ka përfunduar në prangat e Policisë së Kosovës, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “vrasje në tentativë”, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas raportit 24-orësh të policisë, i mituri dyshohet se për motive ende të panjohur e ka plagosur me armë zjarri një të mitur tjetër mbrëmë rreth orës 20:00 në fshatin Kërpimeh të Podujevës.
Për shkak të plagës, i plagosuri është dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Podujevë, për të transferuar më pas në QKUK për tretman të mëtutjeshëm.
Policia njofton se në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe janë konfiskuar dy gëzhoja të kalibrit 7.65 mm .
Ndërkaq, me urdhër të gjyqtarit të procedurës paraprake është bërë bastisja e shtëpisë së të dyshuarit, i cili është arrestuar dhe nga i njëjti është konfiskuar arma Zoraki me tre fishekë të kalibrit 7.65 mm, që dyshohet se është përdorur në rast.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje./Gazeta Sinjali/