image I mituri e kërcënon me armë zjarri një person në Prishtinë

Siguri

I mituri e kërcënon me armë zjarri një person në Prishtinë

news image

Një djalë i mitur dyshohet se e ka kërcënuar me armë zjarri një person në rrugën “Fahri Fazliu” në Prishtinë, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson nga burimet brenda prokurorisë se dje rreth orës 18:30, i mituri dyshohet se fillimisht ka ofenduar ankuesin, e më pas e ka nxjerrë armën dhe ia ka drejtuar atij.

I mituri momentalisht ndodhet në arrati dhe policia është në kërkim të tij.

Ende nuk dihet motivi që i mituri ka pasur për ta kanosur atë./Gazeta Sinjali/