Sulmet në mes adoleshentëve e fëmijëve në ambientet e shkollës shumë shpesh kanë rezultuar me lëndime të rënda e trupore, e nuk kanë munguar as rastet kur këto sulme kanë përfunduar me fatalitet, shkruan Gazeta Sinjali.
Një përleshje në mes të miturve ka ndodhur gjatë ditës së djeshme, në rrugën “Vrana Konti” në Pejë, në shkollën Xhemajl Kada.
Sinjalizues të Gazetës Sinjali që ishin prezent në vendin e ngjarjes bëjnë të ditur se përleshja ka ndodhur si pasojë e një mosmarrëveshje paraprake, e që pastaj çoi deri në sulm fizik.
Këta sinjalizues njoftojnë se një i mitur e ka sulmuar fizikisht të miturin tjetër, duke i shkaktuar këtij të fundit lëndime trupore, për çka atij i është dashur që t’i nënshtrohet tretmanit mjekësor.
Gazeta Sinjali ka provuar të kontaktojë me drejtorin e shkollës, por i njëjti ka qenë i paqasshëm.