image Një i arrestuar për keqtrajtim të fëmijës së vet në Podujevë

Siguri

Një i arrestuar për keqtrajtim të fëmijës së vet në Podujevë

news image

Një burrë nga fshati Dumnicë, Podujevë, është arrestuar dje për keqtrajtim të fëmijës, shkruan Gazeta Sinjali.

Burimet e Sinjalit kanë treguar se kjo ngjarje ka ndodhur rreth orës 14:00, derisa një prind e ka keqtrajtuar fëmijën.

Mësohet se fëmija, që është i gjinisë mashkullore, ka marrë edhe tretman mjekësor pas keqtrajtimeve të marra.

Ndërkaq, prindi është shoqëruar në Stacionin Policor. /Gazeta Sinjali/