image "Një grup personash po u bëjnë presion qytetarëve në Drenicë që të votojnë për PDK-në"

Kosovë

“Një grup personash po u bëjnë presion qytetarëve në Drenicë që të votojnë për PDK-në”

news image

Bilall Sherifi nga partia Nisma Socialdemokrate, përmes një konference për media ka thënë se koalicioni Nisma-AKR-PD, ka rreth shtatë mijë vëzhgues dhe sipas tij në përgjithësi procesi zgjedhor po shkon mirë, përveç disa parregullësive të vogla.

“Në përgjithësi zgjedhjet janë mirë të organizuara, me përjashtim të disa parregullësive të vogla siç janë: Ndikimi tek votuesit nga persona te paautorizuar, fotografimi i votës etj”, tha Sherifi, transmeton Gazeta Sinjali.

“Ne si parti kemi një ankesë që është bërë nga dega jonë në Skenderaj se në disa vende ka vërejtje se votuesit janë duke u ndikuar nga një numër i personave të cilët po u bëjnë presion që të votojnë për PDK-në”, tha Sherifi.

Ai tha se rastin e kanë lajmëruar te organet kompetente.

/Gazeta Sinjali/