image Një grup i vaksinave Johnson & Johnson nuk i përmbush standardet e sigurisë

Shëndetësi

Një grup i vaksinave Johnson & Johnson nuk i përmbush standardet e sigurisë

news image

Prodhuesi i vaksinave antiCOVID “Johnson & Johnson” ka thënë se një grup i vaksinave të tij nuk i ka përmbushur standardet e cilësisë dhe nuk mund të përdoren.

Kompania nuk tregoi se sa doza kanë shkuar dëm dhe nuk është e qartë se si do të ndikojë ky problem në furnizimet që do të bëhen në të ardhmen, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Sinjali.

Prodhuesi i ilaçeve tha të mërkurën se ka gjetur një problem me një përbërës të vaksinës që po prodhohej në Maryland të ShBA-së.

Çështja i është bërë e ditur edhe Administratës së Ushqimit dhe Ilaçeve, ndërsa kompania ka shtuar se do të dërgojë më shumë njerëz për ta mbikëqyrur fabrikën.

Kjo kompani është zotuar se do t’ia ofrojë qeverisë amerikane 20 milionë doza të vaksinës për Covid-19 deri në fund të marsit dhe 80 milionë doza tjera deri në fund të majit.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, është zotuar se në vendin e tij do të ketë vaksina të mjaftueshme për të gjithë të rriturit deri në fund të majit. Qeveria e ShBA-së ka porositur doza të mjaftueshme për vaksinimin e 200 milionë personave deri në fund të majit.

/GazetaSinjali/