Një grua ka tentuar t’i japë fund jetës së saj duke konsumuar sasi të tepruar të barnave, mesditën e djeshme rreth orës 13:00 në rrugën “Fehmi Agani” në Ferizaj, shkruan Gazeta Sinjali.
Burime të Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë Themelore të Ferizajt kanë bërë të ditur se motivi i tentim vrasjes ka qenë një mosmarrëveshje që gruaja e ka pasur me bashkëshortin e saj.
Këto burime kanë bërë të ditur se ajo është dërguar për trajtim mjekësor në emergjencën e këtij qyteti.
Gazeta Sinjali ka provuar të kontaktojë me policinë e këtij rajoni për këtë rast, por nuk ka pranuar përgjigje./Gazeta Sinjali/