Një grua në Vushtrri ka sulmuar një të mitur, në korridorin e banesës.
Për rastin ka njoftuar Policia e Kosovës në raportin 24 orësh. Rasti është inicuar si “lëndim i lehtë trupor”.
“Rr. Nacionale, Vushtrri 31.12.2021 – 13:24. Viktima e mitur femër kosovare ka njoftuar se në korridor të banesës për shkaqe të panjohura është sulmuar fizikisht nga një femër e panjohur e cila më pas ishte larguar në drejtim të panjohur”, thuhet në raport.