Prishtina si kryeqyteti i Kosovës vazhdon të ketë ende probleme elementare sa i përket zgjidhjes së çështjes për qentë endacakë, shkruan Gazeta Sinjali.
Nuk janë të rralla rastet kur qentë endacakë po i sulmojnë qytetarët. Një rasti i tillë ka ndodhur edhe sot, ku viktimë ka qenë një grua.
Sipas sinjalizuesit, i cili ka shkruar në adresë të Gazetës Sinjali, gruaja është sulmuar nga një grup i qenve endacakë te Biblioteka Kombëtare “Pjetër Bogdani” në Prishtinë./GazetaSinjali/