Një këmësore ka pësuar lendime trupore dje në Prizren, pasi është goditur nga një veturë që drejtohej nga një grua.
Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur për shkak të pakujdesisë së shoferes.
Njoftimi i plotë i PK-së:
Rr. Ekrem Rexha, Prizren 26.06.2020 -14:57. Raportohet se e dyshuara femër kosovare duke drejtuar automjetin e saj nga pakujdesia ka goditur këmbësoren femër kosovare duke i shkaktuar lëndime trupore. Viktima ka pranuar tretman mjekësorë. Nuk raportohet për të arrestuar, rasti në procedurë të rregullt. /Gazeta Sinjali/