Rastet e tentim vrasjeve në Kosovë çdo ditë e më shumë po rriten, e një rast i tillë ka ndodhur edhe dje në Prizren në orët e mesditës, shkruan Gazeta Sinjali.
Një grua dyshohet se ka tentuar të bëjë vetëvrasje duke konsumuar sasi të konsiderueshme të medikamenteve në rrugën “Mbreti Pirro” në Komunën e Prizrenit.
Kështu kanë bërë të ditur në kushte anonimiteti persona të afërt me viktimën, të cilët nuk kanë pranuar të flasin në detaje për arsyet që e kanë shtyrë viktimën të tentojë t’i jap fund jetës së saj.
Gazeta Sinjali mëson se viktima është dërguar për të marrë trajtim mjekësor dhe është jashtë rrezikut për jetë.