image Një grua në Prizren tenton të vetëvritet

Siguri

Një grua në Prizren tenton të vetëvritet

news image

Një femër në Prizren gjatë ditës së djeshme ka tentuar që të vetëvritet duke konsumuar medikamente në sasi të tepruar, raporton Gazeta Sinjali.

Një sinjalizues i Gazetës Sinjali ka bërë të ditur se e njëjta ka marrë trajtim mjekësor dhe se është jashtë rrezikut për jetë.

Gazeta Sinjali gjithashtu ka mësuar se rasti është paraqitur edhe në polici./Gazeta Sinjali/