Që nga fillimi i pandemisë e deri më tani është vërejtur një rritje e dukshme e numrit të personave me shqetësime shpirtërore apo mendore, e të cilat gjatë këtyre muajve kanë ndikuar që shumë prej këtyre personave ta mendojnë vetëvrasjen si zgjidhjen më të mirë për problemet e tyre, shkruan Gazeta Sinjali.
Gazeta Sinjali mëson se gjatë ditës së djeshme, rreth orës 17:00 në Prizren, një grua e nacionalitetit turk për shkaqe të panjohura ka tentuar të vetëvritet duke prerë venat e duarve.
Burimet e Gazetës Sinjali brenda policisë bëjnë të ditur se viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK dhe është duke u mbajtur aty.