image Një grua në Gjakovë rrëfen për dhunën që e përjeton nga burri

Siguri

Një grua në Gjakovë rrëfen për dhunën që e përjeton nga burri

news image

Një grua në Gjakovë ka rrëfyer dhunën që e përjeton në vazhdimësi nga burri i saj, shkruan Gazeta Sinjali.

Sinjali ka mësuar se e njëjta ka treguar se ndaj saj vazhdimisht është ushtruar dhunë psikike dhe fizike. Burri i saj, nën ndikim të alkoolit dhe me thikë në dorë, e kishte sulmuar atë.

Siç ka rrëfyer ajo, i njëjti edhe e ka goditur me grushte në brinjë.

Sinjali mëson se gruaja në fjalë ka marrë tretman mjekësor pasi ka pësuar lëndime të rënda trupore.

Mësohet gjithashtu se i dyshuari ka ikur dhe aktualisht gjendet në arrati, derisa burimet tregojnë se është duke u kërkuar nga Policia. /Gazeta Sinjali/