image Një grua e gjen të varur në litar nipin e saj në Pejë - Sinjali

Një grua e gjen të varur në litar nipin e saj në Pejë

news image

Prokuroria Themelore në Pejë ka nisur hetimet për vdekjen e një personi në rrugën “Shaban Basha” në këtë qytet, shkruan Gazeta Sinjali.

Burime të Gazetës Sinjali brenda kësaj prokurorie bëjnë të ditur se një grua ka raportuar në polici se në shtëpinë e saj e ka gjetur nipin e saj të varur në litar.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante dhe ekipi mjekësor i cili e ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Prokurori i rastit ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinës, si dhe nisjen e hetimeve për këtë rast.

Për këtë rast ka njoftuar edhe policia përmes raportit 24-orësh.

“Është raportuar se është gjetur pa shenje jete viktima mashkull kosovar.  Njësit relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në këtë raport./Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin