Dy persona të infektuar me koronavirus kanë vdekur në spitalin e Vushtrrisë, raporton Gazeta Sinjali.
Koordinatori i këtij spitali, Dr. Bujar Pllana i ka thënë Sinjalit se dje pasdite ka vdekur një grua 87-vjeçare, ndërsa një burrë ka vdekur sot në mëngjes.
“Në 24 orët e fundit kanë vdekur dy pacientë. Njëri ka vdekë dje në orët e pasdites, një ka vdekë sot në orët e hershme të mëngjesit”, ka thënë Pllana. /Gazeta Sinjali